Sociale

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Nuk dorëzohemi!

Shkruar nga Liberale
Studentët e Mjekësisë bojkotojnë sërish mësimin,

Studentët e Mjekësisë janë ngritur sërish sot në protestë, për të kundërshtuar ligjin e ri, i cili i detyron ata që të punojnë 5 vite në atdhe pas përfundimit të studimeve.

Ata bllokuan për pak minuta kryqëzimin në zonën e njohur si 9-katëshet në kryeqytet. Studentët u ulën këmbëkryq dhe kënduan këngë patriotike dhe himnin e flamurit, ndërsa vijojnë të bojkotojnë mësimin në auditore.

Ndërkohë, një ditë më parë u miratua edhe tarifa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH