Aktualitet

Strehimi i afganëve, Kim shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Strehimi i afganëve, Kim shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen ndaj Shqipërisë për evakuuimin dhe strehimin e qytetarëve afganë nga vendi i tyre.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shkruan se SHBA ndërmori një nismë të madhe për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin dhe afganët në rrezik.

SHBA ndërmori një nismë globale ku përmes kanaleve tona diplomatike evakuuam qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë,” – shkruan Kim.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 600 qytetarë afganë. Kryeministri Rama ka deklaruar se vendi ynë është gati të presë rreth 4 mijë qytetarë nga Afganistani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH