Aktualitet

‘Strehë’ për qentë endacakë, nis strehimi për 50 qentë e parë

Shkruar nga Liberale
‘Strehë’ për qentë endacakë, nis strehimi

Prej 2 ditësh në Shkodër ka nisur grumbullimi i qenve endacake për t’i hequr nga rruga. Faza e parë e strehezës e cila ka përfunduar, ka një kapacitet prej 50 vendesh.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër, Alban Sekja thotë se grumbullimi i tyre po bëhet duke respektuar standartet ligjore, ndërkohë që vendi i strehimit ka të gjitha kushtet e nevojshme për strehimin e qenve. Sekja kërkon bashkëpunimin mes institucioneve në mënyrë që të mos ketë më braktisje apo hedhje të kafshëve në rrugët e qytetit

Sipas përgjegjësve të sektorit të veterinaries, aktualisht në rrugët e qytetit janë mbi 1 mijë qen endacakë të cilët në jo pak raste kanë qenë agresiv duke kafshuar kalimtarët. Nisja e strehimit të tyre shihet si një hap pozitiv i cili kërkon më shumë kapacit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH