Showbiz

"Stop Rud", vajza e Mark Frrokut tregon konfliktin me aktoren Rudina Dembacaj

Shkruar nga Liberale

Marrëdhënia e Mark Frrokut me Rudina Dembacajn e ka bërë shpeshherë familjen e tij pjesë të mediave rozë.

Vajza e madhe e ish-deputetit, Mara Frroku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Sigurisht, nuk munguan pyetjet rreth marrëdhënies së saj me Rudina Dembacajn.

E pyetur rreth raportit me njerkën e saj, aktoren Rudina Dembacaj, ajo vërtetoi edhe njëherë marrëdhënien e tyre të afërt.

“Konflikti im me Rudinën ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kilogram nga gatimet e saj”,- shkroi vajza e Mark Frrokut.

Më herët me anë të një fotoje nga fëmijëria Mara uroi babanë e saj në 50-vjetorin e lindjes.

Kujtojmë që ish-politikani është babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, nëna e të cilëve u nda nga jeta disa vite më parë. Ndërsa Rudina Dembacaj ka edhe një vajzë Viktorian nga martesa e saj e parë.

“Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”– ka treguar Rudina,”- është shprehur dikur Rudina për fëmijët e partnerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH