Life Style

Sting nën akuzë për ngacmim seksual me të mitur

               Publikuar në : 21:13 - 20/11/20 liberale

Këngëtari i famshëm Sting akuzohet për ngacmim seksual me një të mitur. Padia civile u paraqit në një gjykatë federale të Arizonës kundër Gordon Sumner (Sting) për ngjarjet që ndodhën më 14 maj 1979, në Scottsdale, në fund të një koncerti që Sting dhe banda e tij kishin dhënë. Në atë kohë, këngëtari dhe basisti ishte 27 vjeç.

Përmes avokatit të tij, artisti “mohoi kategorikish” akuzën, duke pretenduar se nuk e njeh gruan. Lajmi u bë i ditur nga Yahoo Entertainment.

“Nëse kjo çështje vazhdon, ne synojmë ta mbrojmë atë me forcë. Sting mirëpret një hetim të plotë dhe të hapur mbi këtë çështje,” tha John Rosenberg, avokati i yllit të muzikës botërore.

Sipas padisë, gruaja e paidentifikuar për mediat ishte pesëmbëdhjetë vjece, pra minorene në atë kohë dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një koncert ku Sting dhe banda e tij po promovonin albumin e tyre të dytë “Reggatta de Blanc”.

Ajo gjithashtu pretendon se Sting, atëherë i martuar me gruan e tij të parë Frances Tomelty, e kishte ftuar atë në një parti në një shtëpi në Phoenix.

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back