Aktualitet

Stalla lopësh pranë depos së ujit në Krujë/ Policia merr në pyetje pronarët

               Publikuar në : 21:24 - 27/10/21 liberale

Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar me prani të lartë streptokoku dhe esheria koli. Uji kontaminohet kur përziehet me ujërat e zeza. Si fillim u dyshua se prezenca e një stalle me lopë e ngritur afër depos së ujit ishte shkaku se përse uji i pijshëm kishte prani fekalesh dhe prej tyre u helmuan qytetarët e Krujës.

Grupi i xhirimit të Top Channel vajti në terren për të parë më nga afër se ku ndodhej stalla e gjësë së gjallë dhe aty ne gjetëm vetëm të zotët e stanit, por jo lopët.

Nuri Kabili, pronari i stallës: “Unë i kam hequr lopët që në muajin maj, çfarë punë prishin lopët e mia ky stan ka qenë i ngritur që në fillim kur u ndërtua depoja e ujit dhe inxhinierët nuk kërkuan heqjen e stanit. Përse kërkojnë të më bëjnë fajtorë. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Krujës helmon nga uji i pijshëm. Duhet të kuptoni që problemi vjen nga tubat e ujësjellësit.

Afërsisht 50 kokë lopë vijnë në këtë stan gjatë stinës së dimrit, në pranverë ato dërgohen përsëri në mal. Prezenca e lartë e amoniakut në ujin e pijshëm bëri që komisariati i policisë së Krujës të thërrasë njërin nga pronarët e stanit Ferdinad Kabilin, për të dëshmuar se kur derdhen ujërat e e zeza të stallës.

Top Channel mësoi se njëri nga pronarët e stallës Ferdinand Kabili, në mesditë u thërrit nga komisariati i policisë për dëshmuar nëse ujërat e zeza të stallës derdhen afër depos së ujit. Ndërsa po filmonim depon e ujit dhe stanin, në zonë mbërritën edhe oficerët e policisë gjyqësore që po hetojnë ngjarje dhe po bënin matjet, fotografimin dhe verifikimin e gjithë zonës së stanit të lopëve

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back