Aktualitet

Spitali i Lezhës gati për pacientët me Covid, mjeku: Kemi 16 shtretër

Shkruar nga Liberale
Spitali i Lezhës gati për pacientët me Covid, mjeku: Kemi 16

Mjeku infeksionist, Martin Marku tha se spitali i Lezhës mund të hapë repartin për Covid, sapo të dalë udhëzimi nga Ministria e Shëndetësisë.  Ai shprehet më tej, se ky spital ka 16 shtretër të pajisur me respirator, gati për trajtimin e pacienteve me Covid-19 në Lezhë.

“Nuk është dhënë urdhër që të sëmurët me Covid të shtrohen në spitalin e Lezhës. Megjithatë po bëhen edhe përgatitjet në spital për këtë gjë. Aktualisht rreth 16 shtretër po shihen që mund të lihen për të shtruarit me Covid. Është mundësia që të ju ofrohet edhe oksigjeni të sëmurëve si dhe medikamente të tjera. Edhe nëse i shtrojmë këtu do i shtrojmë sipas gjendjes. Të sëmurët rëndë do i dërgojmë në spitalet Covid. Lezha i ka kapacitetet për momentin. Duke parë situatën mund që i gjithë spitali të jetë për këtë sëmundje. Për momentin kemi 16 shtretër”, u shpreh mjeku infeksionit, Martin Marku për Report TV.

Mjeku pranon faktin se mund të ketë vonesa në përgjigjen e tamponëve, por kjo nuk përbën problem pasi sipas tij bëhen ekzaminime të tjera.

Aktualisht në Qarkun e Lezhës janë rreth 460 persona aktiv me Covid-19. Pjesa më e madhe e të cileve po trajtohen në kushte shtëpie, pasi janë asintomatik apo me sintoma të lehta të sëmundjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH