Aktualitet

Spitali i Elbasanit përgatitet për pacientët me Covid

Shkruar nga Liberale
Spitali i Elbasanit përgatitet për pacientët me Covid

Ish godina e infektivit në spitalin e Elbasanit, tashmë po bëhet gati për t’u shndërruar në një repart Covid, ku fillimisht priten të akomodohen pacientë më të afërt të Qarkut të Elbasanit. Aktualisht, janë mbi 800 pacientë aktiv me Covid -19, në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Shteti i Kuvajtit ka dhuruar sot disa aparatura respiratore në spitalin Rajonal të Elbasanit, por ajo që vihet në pikëpyetje janë burimet njerëzore të këtij spitali, pasi për momentin është vetëm një mjek pneumolog, shkruan TCH.

Më pas Ministria e Shëndetësisë do të jetë ajo që do të marrë vendime për zgjerimin e mëtejshëm edhe në burime njerëzore, sidomos në spitalet Rajonale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH