Aktualitet

Spitali COVID4 me 110 shtretër, dritaret e dhomave me kangjella

Shkruar nga Liberale
Spitali COVID4 me 110 shtretër, dritaret e dhomave me kangjella

Rritja e shifrave të të infektuarëve me Covid-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të përgatisë hapjen e spitalit COVID4.

Zv.drejtoresha e QSUT-së, Daniela Nika, shpjegoi për Report TV, se si do të funksionojë kjo strukturë spitalore e cila ndodhët në zonën e Kasharit në ambientet e një ish-Universiteti privat.

COVID4 do të ketë kapacitet për 100-110 pacientë fillimisht, dhe më pas në varësi të situatës mund të përballojë deri në 140. Ndryshe nga sa u thanë fillim, ky spital nuk do të jetë vetëm për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në katin e parë të këtij spitali, ndodhën 10 shtretër të cilët do të shërbejnë për terapinë intensive.

Sa u takon kapaciteteve në radhët e bluzave të bardha, zv. Drejtorja e QSUT tha se do të jenë 120 infermierë dhe 20 deri në 30 mjekë që do t'u vijnë në ndihmë personave që do drejtohen drejt këtyre ambienteve.

Veç kësaj strukture, spitali do të ketë edhe rreth 200 sanitarë, barrelambajtës dhe shoferë. Në dispozicion të COVID-4, do të jenë dy autoambulanca, njëra që do të lëvizë në terren dhe tjetra e gatshme për spitalin.

Tre katet e para të këtij spitali janë për pacientët në gjendje më të rënduar , ndërsa dy katet e sipërme do të shërbejnë si Konvalishencë, pra do të rrinë pacientë që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH