Aktualitet

Spiropali akuzoi Bashën, PD: Flet për ligj Elisa që akuzohet për...

Shkruar nga Liberale
Spiropali akuzoi Bashën, PD: Flet për ligj Elisa që akuzohet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila pak më parë hodhi akuza në drejtim të kreut të kësaj partie.

"Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi!

Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.

Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit.

Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush", shkruan Albana Vokshi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH