Globi

"Spiegel": Rusia blen fshehurazi makineri gjermane për armatim

Shkruar nga Liberale
"Spiegel": Rusia blen fshehurazi makineri gjermane për armatim

Sipas një raporti, shërbimi sekret rus i maskuar me një kompani blen makina gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.

Revista “Der Spiegel” shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë.

Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.

Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.

Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë.

Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.

Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake./DW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH