LIfe Style

Spektakli qiellor, çfarë na pret më 12 dhe 13 Gusht

               Publikuar në : 23:03 - 11/08/19 R Liberale

Pak orë na ndajnë nga nata “e yjeve që bien”.

Meteorët që zbukurojnë muajin Gusht, një ndër fenomenet astronomike më popullore që qielli na dhuron, përkatësisht në netët mes 12 dhe 13 Gushtit janë pluhura që lihen pas nga kometa Swift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 dhe që afrohet me Tokën çdo 135 vjet.

Sipas astrofizikantëve, ky fenomen verifikohet kur Toka përshkon një re me pluhur kozmik të lënë pas nga rrugëtimi i kësaj komete përreth Diellit. Pikërisht këto pluhura futen me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, digjen nga forca e madhe fërkuese duke lënë pas ndriçimin e bukur dhe karakteristik.

Pra nuk janë yje, shpjegojnë shkencëtarët, por thërrime të një komete. Gjithsesi “yjet që bien”, të famshme në mbarë globin dhe në të gjitha kulturat, janë të veshura me magji. Në kulturën kristiane njihen edhe me emrin si Lotët e Shën Lorenzit.

Sipas ekspertëve shikueshmëria e tyre do të jetë e mirë këtë vit, ndërsa maksimumi i tyre mund të arrijë deri në 50 yje që bien në orë.

(Visited 357 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *