Aktualitet

Specialistja e ISHP: Covid-19 do kthehet një virus i zakonshëm stinor

Shkruar nga Liberale
Specialistja e ISHP: Covid-19 do kthehet një virus i zakonshëm stinor

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se pavarësisht 18 rasteve përgjatë 24 orëve të fundit, jemi drejt fundit të kësaj pandemie. Mes të tjerash ajo theksoi se qytetarët duhet të respektojnë të gjitha masat, teksa tha se Covid parashikohet të jetë një virus i zakonshëm.

“Masat duhet të respektohen maksimalisht. Personeli mjekësor do të jetë në gatishmëri maksimale. Po vlerësohet kalimi në normalitet i Covid-2. Aktualisht niveli i përcjelljes së virusit është shumë i ulët. Kruja, Laci, Tirana janë zonat ku ka më shumë raste. Jemi drejt fundit të pandemisë dhe duhet kujdes maksimal për masat e distancimit. Parashikohet që Covid-19 të jetë si një virus i zakonshëm stinor”, u shpreh Tomini.

Shefja e Task Forcës në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se 90 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë kontakte me të infektuarit e konfirmuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH