Kryesore

Spanjë/ Ndalohet duhani në ambientet e jashtme, përhap koronavirusin

               Publikuar në : 11:59 - 15/08/20 liberale

Spanja do të ndalojë pirjen e duhanit në ambientet e jashtme të përbashkëta, si masë për të kufizuar përhapjen e pandemisë, që në Spanjë po njeh zyrtarisht një valë të dytë.

Vendimi është marrë nga autoritetet spanjolle sepse disa studime kanë treguar se gjatë pirjes së cigareve, mundësia e përhapjes së spërklave zmadhohet në mënyrë të dukshme.

Po ashtu, klubet e natës dhe kafenetë spanjolle do të mbyllen, dhe restorantet duhet të mbyllen brenda orës 1 të natës, kur zakonisht në atë orë sipas traditës spanjolle duhet të ishin në pikun e frekuentimit.

Ndërkohë, në Spanjë përdorimi i maskës është i detyrueshëm, në çdo ambient publik, të brendshëm dhe të jashtëm. Vendi po përjeton serish nivelin e infektimit më të lart në Europë, ku edhe sot u regjistruan 2935 raste të reja, dhe 376864 në total.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back