Globi

Spanja regjistron temperaturën rekord, më e ulëta në 20 vite

Shkruar nga Liberale
Spanja regjistron temperaturën rekord, më e ulëta në 20 vite

Banorët e Spanjës Qendrore po përballen me një të ftohtë të acartë pas reshjeve të dendura të dëborës gjatë fundjavës së kaluar. Kushtet atmosferike janë tepër të ashpra dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje të moshuarve që të qëndrojnë në banesa.

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit, 2 viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperatura shkoi deri në -25 gradë celcius në Molina de Aragon dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke shënuar kështu natën më të ftohtë të Spanjës, në 20 vitet e fundit.

Dëbora e rënë nga stuhia “Filomena” është kthyer në akull dhe kjo ka sjellë mjaft probleme në rrugë dhe linjat e transportit. Personeli shëndetësor u detyrua të ecte në këmbë për të shkuar në punë, teksa në spitale u paraqitën 1200 raste me fraktura të pësuara nga rrëshqitjet në akull dhe incidente të tjera për shkak të acarit në ditën e fundit.

Molina de Aragon, ku u regjistrua temperatura më e ulët, është 197 kilometra në verilindje të kryeqytetit Madrid.

Kjo zonë malore njihet ndryshe edhe me nofkën “Siberia e Spanjës” për shkak të motit të acartë gjatë stinës së dimrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH