Globi

Spanja mban 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Spanja mban 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi

Duke filluar nga e marta, Spanja do të mbajë 10 ditë zie për viktimat nga koronavirusi.

Lajmin e dha kryeministri Pedro Sanchez, i cili tha se viktimat meritojnë kujtesën, por edhe harmoninë.

"Të gjithë ne do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne. Që nga e marta, vendi do të jetë në zi kombëtare për dhjetë ditë. Të ndjerit meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan".

Sanchez gjithashtu njoftoi se nga korriku Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH