Aktualitet

SPAK zbulon e-mailet me Mërtirin e Zoton, shtohen akuzat ndaj Alqi Bllakos

Shkruar nga Liberale
SPAK zbulon e-mailet me Mërtirin e Zoton, shtohen akuzat ndaj Alqi Bllakos

Alqi Bllako, ish-deputeti i PS-së dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është marrë zyrtarisht i pandehur për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

SPAK ka zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe komunikimi të Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe ish-ministrin Lefter koka.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e ministrisë së mjedisit A.TH., e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos me detyrë sekretar i ministrisë. Më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private dhe i është dërguar dhe shtetasit Mirel Mërtiri dhe ky i fundit ia dërgon biznesmenit Klodian Zoto.

Nga sekuestrimi i kompjuterit të Alqi Bllakos ka rezultuar se ai ka komunikime të vazhdueshme me shtetasin Mirel Mërtiri dhe shtetasit Klodian Zotot, që konfirmon se këta re persona kanë njohje me njeri-tjetrin. Komunikimet nuk kanë lidhje vetëm me inceneratorët, por Alqi Bllako flet dhe për aktivitete private të kompanive të Mërtirit dhe Zotos.

Zyrtarisht Alqi Bllako jo vetëm i rëndohet pozita, por është marrë i pandehur dhe për inceneratorin e Elbasanit.

Mirel Mërtiri dyshohet për veprën penale të korrupsionit aktiv të zyrtarëve shtetërorë, por deri tani nuk ka konfirmim për urdhër-arresti./BW/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH