Aktualitet

SPAK vë nën hetim kryebashkiakun e Bulqizës, ja akuza ndaj tij

Shkruar nga Liberale
SPAK vë nën hetim kryebashkiakun e Bulqizës, ja akuza ndaj tij

SPAK nisi hetimet pas videos me kokainë, zbulohet akuza që është ngritur mbi kryebashkiakun Lefter

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet ndaj kreut të bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, për të cilin u publikuar një video, ku shihej teksa konsumonte kokainë në ambientet e një lokali.

Sipas "Panorama", çështja e regjistruar ndaj kryebashkiakut socialist bazohet në nenin 283 të Kodit Penal, konkretisht për shitje, ofrim, dhënie, marrje, si dhe mbajtje të substancave narkotike.

Sipas këtij neni, “kjo veper, kur kryhet në bashkëpunim, ose me shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbedhjetë vjet”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH