Aktualitet

SPAK shtyhet sërish, anëtari i KLP-së mori materialet me vonesë

Shkruar nga Liberale
SPAK shtyhet sërish, anëtari i KLP-së mori materialet me

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritej të merrej vendim nëse Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do të ngrihej me 8 prokurorë, u shty me kërkesë të anëtarit Besnik Cani.

Arsyeja që nënvizoi Cani ishte fakti se nuk është njohur me projekt-aktet e paraqitura në rendin e ditës në kohën e përcaktuar në ligj, 7 ditë para njoftimit te datës së mbledhjes plenare.

Besnik Canit i kanë mbërritur materialet ditën e premte, jashtë orarit zyrtar.

15 prokurorë janë kualifikuar për t’u bërë pjesë e SPAK dhe nga këta kanë kaluar vetting-un vetëm 8.

Vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për dy prokurorë të tjerë janë ankimuar në Kolegjimin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa pesë prokurorë nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetting-ut./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH