Aktualitet

SPAK sekuestron pronën e bashkëshortit të Olta Xhaçkës

Shkruar nga Liberale
SPAK sekuestron pronën e bashkëshortit të Olta

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall, në pronësi të bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës. Burime për mediet bëjnë me dije se është vënë sekuestro preventive mbi pronën në fjalë, të Artan Gaçit, pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Theksojmë se kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik. Kujtojmë se pak javë më parë Artan Gaçi është paraqitur në ambientet e SPAK, si dhe kryetari në detyrë i  Bashkisë HImarë, Jorgo Goro.

Mësohet se Gaçi u thirr në Prokurorinë e Posaçme pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të Bashkisë, Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të bashkëshortit të ish-ministres, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH