Aktualitet

SPAK sekuestron 250 mijë euro në banesën e mjekut Edvin Prifti

Shkruar nga Liberale
SPAK sekuestron 250 mijë euro në banesën e mjekut Edvin Prifti

250 mijë euro dhe 16 milionë lekë ka sekuestruar SPAK në shtëpinë e Edvin Priftit. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Klan News. Kardiologu akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar të ëmën.

Ky rast korrupsioni te bluzat e bardha u zbulua gjatë hetimeve mbi gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila u vu në pranga mëngjesin e kësaj të enjteje së bashku me 9 persona të tjerë.

Gjatë hetimeve dhe përgjimeve, SPAK zbuloi se sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi kishte paguar ryshfet te mjeku kardiokirurg në QSUT, Edvin Prifti, që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të mjekut dhe të 2 infermiereve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH