Aktualitet

SPAK reagon për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë: Është një operacion në zhvillim e sipër

Shkruar nga Liberale
SPAK reagon për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.

“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin,”-mësohet se ka bërë me dije kreu i SPAK, Altin Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH