Aktualitet

SPAK pushon çështjen ndaj 3 gjyqtarëve që vendosën për Dajtin

               Publikuar në : 12:03 - 06/01/20 liberale

SPAK ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Sipas gazetares Klodiana Lala për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale.

Ata u hetuan pas dyshimeve per korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Vendimi i mor nga prokurori i SPAK, Klodian Braho, por është gjyqtarja Miljana Muça e cila do të vendosë sot për fatin e hetimeve të SPAK për tre gjyqtarët e çështjes Dritan Dajti.

Nëse Muça vendos se vendimi i Klodian Brahos është konform ligjit, atëhere kjo çështje mbyllet dhe tre gjyqtarët vijojnë punën normalisht.

Por nëse ajo vendos që duhen ende hetime atëhere çështja rikthehet përsëri. Kujtojmë se Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009. /Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back