Aktualitet

"SPAK, nisin arrestimet e zyrtarëve", hap Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"SPAK, nisin arrestimet e zyrtarëve", hap Gazetën Liberale

Thirrja e ndërkombëtarëve që kërkojnë rezultate, veçanërisht në numrin e zyrtarëve të dënuar për korrupsion, ka nisur të rezonojë në punën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pas hetimeve për zyrtarë të larguar nga detyra, si ish-Prokurori Lalla – i dënuar me dy vite – ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit  për shpërdorim detyre, dje në pranga u vu një zyrtar lokal, ende në detyrë.

Me urdhër të SPAK, ditën e djeshme në qytetin e Lushnjës u arrestuan 11 persona, mes tyre kryetari i Bashkisë Fatos Tushe.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH