Aktualitet

SPAK nisi hetimet për shpërdorim detyre, Mediu: Sa herë që ka zgjedhje hapet çështja "Gërdeci"

Shkruar nga Liberale
SPAK nisi hetimet për shpërdorim detyre, Mediu: Sa herë që

Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.

Sipas njoftimit të SPAK, "Mediu akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal."

Ndërkohë, i ftuar në News 24, ai ka thënë se, kjo çështje është sjellë në vëmendje sa herë që ka pasur zgjedhje.

"Kjo çështje sa herë ka pasur zgjedhje është risjellë në vëmendje. Ideja për ta marrë nga hiçi këtë dosje për ta sjellë nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila kur është kërkuar të rihapet çështja ka thënë se nuk ka bazë ligjore, sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me çështjen”, shprehet Mediu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH