Aktualitet

SPAK nis hetimin për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes

               Publikuar në : 14:00 - 09/04/20 liberale

Pas kallëzimit të Partisë Demokratike, SPAK ka nisur hetimet për tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, për rezervat e shtetit, në kuadër të situatës së krijuar për shkak të koronavirusit.

Sipas SPAK, tre ditë më parë opozita depozitoi kallëzimin, i cili është regjistruar si çështje penale.

Kujtojmë se PD e akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve, që sipas saj iu dha një kompanie kompjuterësh maqedonase dhe pa eksperiencë, me një shumë prej 1.5 milionë euro. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back