Aktualitet

SPAK në Dibër, ndalohen disa zyrtarë

Shkruar nga Liberale
SPAK në Dibër, ndalohen disa zyrtarë

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar sot një operacion në Bashkinë Dibër, ku janë ndaluar disa zyrtare.

Burime për Klan News bëjnë me dije së është ndaluar, Fitim Farruku, i cili mban pozicionin e shefit të financës në Këshillin e Qarkut.

Po ashtu është ndaluar dhe Lul Dani, me funksion polic bashkiak në Bashkinë Dibër. Mësohet se është ndaluar dhe Halit Shehu, me detyrë për Specialist Pyjesh.

Ende nuk dihet përse ata janë ndaluar, por deri tani dyshohet për korrupsion. Operacioni i SPAK është ende në vijim dhe mësohet se janë ushtruar kontrolle në zyra dhe banesa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH