Aktualitet

Privatizimi i kompleksit "Partizani"/ SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin

Shkruar nga Liberale
Privatizimi i kompleksit "Partizani"/ SPAK merr në pyetje

SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin, lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Ndërsa më herët në SPAK ka qenë edhe, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.  Në nje deklaratë për mediat, ai tha se se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështje që ka interes të SPAK, ndërsa nuk dha më shumë detaje.

Kujtojmë se, sipas gazetares Klodiana Lala, në SPAK do të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri Arben Imami, si dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.

Kallëzimi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH