Aktualitet

SPAK mbyll Prokurorinë e Apelit dhe Krimeve të Rënda, ç'ndodh me...

Shkruar nga Liberale
SPAK mbyll Prokurorinë e Apelit dhe Krimeve të Rënda,

Ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë transferimin e prokurorëve të mbetur tek Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Apelit, por që nuk janë pjesë e SPAK.

Transferimi i tyre do të bëhet pas mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

Prokurorët që do të transferohen janë:

Arens Çela,

Blerim Tominaj,

Besim Hajdarmataj,

Artan Bajrami,

Eugen Beçi,

Doloreza Musabelliu

Elisabeta Imeraj

Manjola Kajana

Përparim Kulluri

Vladimir Mara

Sonila Muhametaj

Pranvera Pustina

Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se do të ndërpritet funksioni “i përkohshëm” për 5 prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër:

Isa Jata, Donika Preka, Anton Martini, Dritan Prenci, Enkeledoa Millonai.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetë, konkretisht;

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetë, konkretisht;

  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Isa Jata si prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Donika Prela si Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e saj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Anton Martini si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurorit Dritan Prençi si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
  • Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH