Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Bledar Zenelin, çon dosjen për gjykim

Shkruar nga Liberale
SPAK mbyll hetimet për Bledar Zenelin, çon dosjen për gjykim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK), ka mbyllur hetimet për 30-vjeçarin Bledar Zeneli, i cili akuzohet për terrorizëm.

30-vjeçari, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste.

Spak ka çuar për gjykim dosjen e Zenelit, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli,  i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime  publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH