Aktualitet

SPAK lëshoi urdhër-arrest, flet gruaja e komisionerit të vdekur

Shkruar nga Liberale
SPAK lëshoi urdhër-arrest, flet gruaja e komisionerit të vdekur

Bashkëshortja e Besim Bregut, njërit prej komisonerëve të zgjedhjeve të 2017-ës, që ka ndërruar jetë, për të cilin u lëshua edhe urdhër-arresti nga SPAK, ka reaguar për "News 24".

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar. Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, ka thënë bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH