Aktualitet

SPAK kërkon mbi 3 vite burg për ish-gjyqtaren e Krujës

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon mbi 3 vite burg për ish-gjyqtaren e Krujës

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon dënim me 3 vite e gjashtë muaj burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja e Krujës është hetuar për abuzim me detyrën dhe korrupsion, pasi përmes rishikimit të vendimeve gjyqësore, lironte të dënuar për krime të rënda.

Në shkurt 2021, SPAK arrestoi gjyqtaren dhe nëntë persona të tjerë mes të cilëve, kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet SPAK zbuloi një skemë korrupsioni në Gjykatën e Krujës ku të dënuarit përfitonin ulje dënimi kundrejt ryshfetit deri në 12 mijë euro.

Ish-gjyqtarja u arrestua pasi u filmua duke u takuar me avokatin, Tabaku ndërsa ky i fundit mbronte të dënuarin Saimir Petani që do të përfitonte lirinë nga gjyqtarja edhe pse ishte dënuar me 25 vite për vrasje.

Gjyqtarja, e cila me vendimet e saj ka liruar nga qelia edhe eksponentë të krimit si Genc Tafili dhe Hekuran Billa mësohet se po shqyrtonte kërkesën e të dënuarit për vrasje, i cili sipas hetimeve do të përfitonte lehtësi nga vendimi që do të jepej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH