Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të

SPAK ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Apartamenti ndodhet në Golem dhe është i regjistruar në emër të vëllait të Dedjes, Latif Dedja.

Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tij.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues, i shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK, është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje fundjavave, për festa si dhe gjatë verës.

Dedja po gjykohet nga Gjykata e Posaçme për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH