Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Thoma Gëllçin

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme ka shpallur këtë të martë pretencën për Thoma Gëllçin, ish drejtuesin e Radio Televizionit Shqiptar.

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 1 vit e 8 muaj burg.

Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH