Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për Adriatik Llallën

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkon 2 vite burg për Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar sërish pretencën ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Lalla, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të Llallës dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.

Kjo është hera e dytë që SPAK lexon këtë pretencë, për shkak se procesi ndaj Llallës kishte përfunduar një herë, pasi ishte zbatuar gjykimi i shkurtuar.

Por në seancën e leximit të pretencës për herë të parë, zoti Llalla kërkoi rrëzimin e gjykimit të shkurtuar dhe rifillimin e një procesi nga e para.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH