Aktualitet

SPAK kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën, reagon avokati Vishaj: Kanë katërfishuar dënimin!

Shkruar nga Liberale
SPAK kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën, reagon avokati Vishaj:

Avokati Saimir Vishaj ka reaguar, pasi SPAK kërkoi 10 vite për burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

Ai tha se ky është katërfishim i dënimit me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës, dhe se bëhet për çështje politike.

“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dh aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH