Aktualitet

SPAK i sekuestron 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Liberale
SPAK i sekuestron 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

SPAK i ka sekuestruar këtë të mërkurë 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, ndërsa për të kanë nisur hetimet për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet me dije se Zenelajt i janë sekuestruar 1000 metra tokë në Porto Palermo dhe 2 garazhe në Ishull-Shëngjin. Po ashtu atij i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH