Aktualitet

SPAK heton kryebashkiakun Alla, ja çfarë qëndrimi mban Gjonaj

Shkruar nga Liberale
SPAK heton kryebashkiakun Alla, ja çfarë qëndrimi mban Gjonaj

Qeveria po mban një qëndrim të vetin në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili u  filmua duke thithur kokainë.

Ashtu si deputeti Ulsi Manja, edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se duhet pritur përgjigja e drejtësisë dhe pastaj të veprohet.

"Të dalin njëherë nëse janë videot të vërteta dhe pastaj të flasim sipas rastit, ti hetojnë dhe më pas të themi nëse është apo jo", tha ajo për Repor TV.

E pyetur nëse duhet ët aplikohet testi i drogës për kryebashkiakët, ministrja nuk pranoi që të jepte një përgjigje 'të lutem unë ua ktheva përgjigjen time'./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH