Aktualitet

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale
SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mbyllur dosjen e hetimit dhe e ka dërguar në gjyq ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, nën veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.

Ish kryebashkiakja Zamira Rami do t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar nga GJKKO.

Ajo u akuzua nga SPAK se ka dhënë urdhër për prishjen e pronave të dy qytetarëve, të cilat ishin të ligjshme. Sipas SPAK, Rami iu ka shkaktuar qytetarë një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH