Aktualitet

SPAK ankimon vendimin që çoi Adriatik Llallën në gjyq

Shkruar nga Liberale
SPAK ankimon vendimin që çoi Adriatik Llallën në gjyq

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ankimuar në Apel vendimin që çoi në gjykim dosjen me të të pandehur ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Burime pranë SPAK konfirmuan se kundështimi nuk është për dërgimin e dosjes në gjyq, por vetëm për pikën e vendimit mbi një prej shpenzimeve të hetuara të ish-kryeprokurorit. Sipas burimeve, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve, për të cilën ai ka marrë gjobë nga ILDKP.

Në lidhje me këtë rast, gjykata ka vlerësuar se derisa ka marrë një gjobë, Llalla nuk mund të procedohej penalisht për këtë moment. Në këtë linjë mendimi nuk janë prokurorët e SPAK, që i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për të kundërshtuar qëndrimin e gjyqtares paraprake.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit në 19 nëntor. Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg.

Sipas prokurorisë, Llalla dyshohet të mos ketë deklaruar një shumë prej 7400 dollarësh të shpenzuara në SHBA, shumën për ndërtimin e një banese dhe shpenzime të kryera në Gjermani. I njëjti vendim liroi nga sekuestroja të një apartamenti në pronësi të tij në Durrës dhe 4 troje, në një sipërfaqe gati 20 mijë m2 në total.

Vetëm pak ditë më vonë pasuria u risekuestrua, për llogari të një hetimit pasuror të nisur ndaj Llallës, në zbatim të ligjit “antimafia”./A2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH