Aktualitet

Spaho: Rotacioni politik do të ndodhë me hir apo pahir

               Publikuar në : 21:13 - 11/07/20 liberale

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho shprehet se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga rezultati i parashikueshëm në zgjedhjet e ardhshme, prandaj po përpiqet të tensionojë klimën politike.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ish-deputeti akuzon kreun e qeverisë se i intereson vetëm ruajtja e pushtetit të tij personal dhe jo qytetarët shqiptarë, ndësa theksoi se PD do të garantojë rotacion politik.

“Edi Rama është tmerruar nga rezultati i pritshëm i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Po përpiqet të tensionojë klimën politike. Ai dje u tha shqiptarëve që e ka hedhur poshtë marreveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor, sikur ka hedhur poshte edhe rrugën për Integrimin Evropian. Marreveshja është kushti i parë i plotësuar deri më tani për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Atij i intereson pushteti personal dhe një grup i vogël, të cilëve iu ndan paratë e buxhetit të shtetit. Duhet ta ketë të qartë që rotacioni politik me hir apo pahir do të ndodhë, është vullenti i shqiptarëve për ta hedhur në kosh qeverisjen e Ramës, e cila i ka sjellë kaq shumë dëme popullit”, tha Spaho.

Sipas Spahos, problemi kryesor në Shqipëri nuk është vetëm hapja e listave, por blerja e votave përmes krimit të organizuar.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back