Politikë

Spaho: Rama nuk largohet me votë pasi ka ngritur një mekanizëm të tërë për të manipuluar zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Spaho: Rama nuk largohet me votë pasi ka ngritur një mekanizëm

Deputeti i PD, Edmond Spaho shprehet se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj politik, duke nisur mosbindjen civile.

Spaho tha se Rama nuk largohet me votë pasi ka ngritur një mekanizëm të tërë për të manipuluar zgjedhjet.

“Edi Rama nuk largohet me votë, sepse ka ngritur një mekanizëm shtetëror për të manipuluar zgjedhjet. Dhe për zgjedhjet e 14 majit e ka vënë në funksionim këtë mekanizëm, përmes aplikacionit, fondet që po shpërndahen te bashkitë. Rruga është të rezistojmë, në të gjithë Shqipërinë të dalim të bllokojmë rrugët, të pamundësojmë qeverisjen, t’i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat. Unë jam për të radikalizuar qëndrimin, jo kaq thjeshtë me Edi Ramën.

Kur themi nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të nënkuptojmë që ky vjedh, kjo është dhunë, dhe duhet t’i përgjigjesh me mjetet që meriton”, tha Spaho për “Syri Tv”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH