Aktualitet

Spahia: Të sëmurët me Covid nxirren nga spitali për të liruar vendet

               Publikuar në : 21:21 - 20/11/20 liberale

I ftuar në studion e ABC, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha detaje për denoncimin nga kryedemokrati Lulzim Basha për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid.

Ish-deputeti sqaroi se në dokumentin e publikuar bëhet fjalë për persona të cilët kanë humbur jetën në dy spitalet Covid dhe janë transferuar në morg, ndërkohë që nuk janë raportuar.

Spahia shtoi, se ka një numër të jashtëzakonshëm të personave që humbin jetën disa ditë pas kanë dalë nga spitali. Sipas tij kjo është fakt se pacientët nxirren shpejt nga spitali pa u rikuperuar për të liruar shtretërit.

Ka një numër të jashtëzakonshëm të vdekjeve të tjera që nuk kanë ndodhur në spitale. Janë vdekje nga Covid, që kanë shfaqur shenja. Në disa raste edhe janë faktuar nga tamponi pozitiv. Ka edhe nga ata që kanë dalë nga spitali dhe më pas kanë gjetur vdekjen. Këta duhet të klasifikohen vdekje Covid. Është e lidhur me sëmundjen Covid që ke kaluar. Një djalë i ri nga Gjirokastra vdiq rrugës kur doli nga spitali Covid nga një tromboemboli, nuk kishte sëmundje të tjera. Janë një numër i jashtëzakonshëm i personave që kanë gjetur vdekjen pas daljes nga spitali. Ka një arsye pse ndodh. Tendenca për të qarkulluar me shpejtësi për të liruar shtretër. Është fakt tashmë që personat që humbin jetën pak ditë të daljes nga spitali janë fakt për daljen me shpejtësi me qëllim lirimin e shtretërve”, tha Spahia.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back