Aktualitet

Spahia: Mjekët në Tiranë punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim

Shkruar nga Liberale

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia thotë se shëndetësia është katandisur në një gjendje skandaloze, pasi sipas tij nuk ka as mjete të sterilizuara dhe as produkte bazike të higjenës.

Në një postim në facebook, Spahia ka shpërndarë një SMS që thotë se është dërguar nga një mjeke që punon më Poliklinikën Qendrore.

Bardhi më tej akuzon ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastriliu se gënjen kur thotë se janë siguruar pajisje mbrojtëse stok.

"Ja realiteti në Poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës! Mjekët që punojnë pa mjete mbrojtëse apo sterilizim! Si mund të punohet në këto kushte që përshkruan mjeku, e që u rrezikojnë shëndetin atyre vetë të parëve? Po pacientët që shkojnë për shpëtim e mund të sëmuren më tej, sepse nuk ka mjete të sterilizuara apo edhe produkte bazike higjiene? Edhe në kushte normale, keni detyrimin ligjor, bazuar në ligjin që vetë keni miratuar në 2016-ën për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, që të garantoni kushtet e punës e të higjienës për personelin shëndetësor e për pacientët!

A ju vjen ndopak zor zonja Manastirliu, që e keni katandisur shërbimin shëndetësor në këtë gjendje skandaloze, edhe kur ka një gjendje alerti për shkak të Koronavirusit? Po si dreqin gënjeni aq trashë, duke deklaruar se keni siguruar edhe stok pajisjesh mbrojtëse, kur keni këtë situatë në zemër të Tiranës????", shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH