Aktualitet

Spahia denoncon vdekjen 30-vjeçarit në Elbasan, publikon SMS e mjekes

Shkruar nga Liberale
Spahia denoncon vdekjen 30-vjeçarit në Elbasan, publikon SMS e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e një mjeke, për rastin e një 30 vjeçari i cili raportohet se ka humbur jetën në spitalin në Elbasan. Në mesazhin e publikuar nga Spahia thuhet se 30 vjecari humbi jetën si pasojë e kaosit të shkaktuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor në vend/

"Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash", thuhet në SMS.

Sipas Spahisë, ky denoncim tregon se sa kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe arroganca për të këmbngulur në këtë paaftësi.

"Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan - Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!

Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale!

Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj", shkruan Spahia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH