Aktualitet

Sot vetëm një i infektuar, ja ku janë 63 rastet aktive

Shkruar nga Liberale
Sot vetëm një i infektuar, ja ku janë 63 rastet aktive

Nga 2954 testime të kryera në 24 orët e fundit doli me virus vetëm një qytetar në Elbasan.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërkohë që brenda 24 orëve janë shëruar 4 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 26

Shkodër 14

Durrës 5

Lezhë 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 1

Fier 1

Vlorë 1.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH