Aktualitet

Sot vendoset fati i Yuri Kim, ambasadores së re të SHBA në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Sot vendoset fati i Yuri Kim, ambasadores së re të SHBA në

Senati amerikan do të vendosë sot nëse Yuri Kim do të jetë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë.

Seanca dëgjimore do të  jetë në 14:30 me orën tonë. Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n.

Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH