Aktualitet

Sot u dorëhoq/ Gjyqtarja që i dha mandatin Sakos, ende pa Vetting

Shkruar nga Liberale
Sot u dorëhoq/ Gjyqtarja që i dha mandatin Sakos, ende pa Vetting

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, duke paraqitur si shkak një ofertë të mirë të marrë nga sektori privat.

Qeleshi u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit në vitin 2013, nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Joana Qeleshi nuk i ishte nënshtruar ende procesit të vetting-ut, në të cilin po kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.

Çështja e fundit kur Qeleshi u diskutua në publik ishte rasti i dhënies së mandatit për Valbona Sakon si kryetare e bashkisë Durrës. Ndonëse Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë, ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Mësohet se Kolegji i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjyqtares për t’u larguar nga detyra./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH