Aktualitet

Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, temat që do të diskutohen

Shkruar nga Liberale
Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, temat që do të

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Takimi midis zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç do të bisedojnë për të gjetur një zgjidhje për targat e automjeteve, energjinë në veri të Kosovës dhe të pagjeturit.

Muajin e kaluar, të dyja vendet nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për targat e automjeteve.

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim në Berlin, ku u diskutua për marrëveshjet e mundshme që mund të arrihen nga negociatorët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH