Globi

Sot pritet të hapet testamenti i Berlusconit/ Si do të ndahet pasuria marramendëse e Berlusconit

Shkruar nga Liberale
Sot pritet të hapet testamenti i Berlusconit/ Si do të ndahet pasuria

Sot pritet të hapet testamenti i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më 12 korrik të këtij viti në moshën 86-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se, fëmijët kanë rënë dakord për këtë datë, rreth tre javë pas vdekjes së ish-kryeministrit. E gjithë familja Berlusconi është thirrur nga noteri, ku ndodhen dhe “dëshirat” e fundit të themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia.

Testamenti i Berlusconit ndodhet në studio RLCD në via Mario Pagano në Milano në duart e Arrigo Roveda, një noter historik i Fininvest, i cili ka ndjekur shumë nga transaksionet e pasurive të paluajtshme të grupit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH